Muhammet Kurşun
13 nëntor 2020•Përditësim: 14 nëntor 2020
Në Iran, 461 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 11.737 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 738.322, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 40.582.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 546.642 persona, ndërkohë që 5.630 pacientë janë në gjendje kritike.
Deri më tani, vendi ka kryer 5.424.479 teste.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë tha se të gjitha 31 provincat e vendit janë cilësuar si zona "të kuqe" ose "të rrezikshme".
Vendi tashmë ka vendosur mbylljen e bizneseve jothelbësore në 25 qendra provincash dhe 89 rrethe, ndërsa në 25 qendra provincash janë ndaluar hyrjet dhe daljet.