Muhammet Kurşun
03 Gusht 2021•Përditësim: 03 Gusht 2021
Me vdekjen e 378 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave në Iran nga koronavirusi (COVID-19) shkoi në 91.785, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dhënat e rasteve, viktimave dhe procesin e vaksinimit.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit janë zbuluar 39.019 raste të reja dhe 4.838 nga këta janë hospitalizuar.
Numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 3.979.737 dhe me vdekjen e 378 personave, numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 91.785.
Ndërkaq, 5.793 nga pacientët me COVID-19 janë në kujdes intensiv, kurse që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 3.424.650.
Irani, me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot ka kryer 26.099.787 teste për COVID-19.
Në vend, 10.741.956 persona kanë marrë dozën e parë, kurse 2.844.250 edhe dozën e dytë të vaksinës kundër virusit.