Bota, Koronavirusi

Iran, 183 viktima dhe mbi 3.000 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus është rritur në 422.140 ndërsa numri i të vdekurve në 24.301

Muhammet Kurşun   | 20.09.2020
Iran, 183 viktima dhe mbi 3.000 raste të reja me COVID-19

Teheran

Në Iran 183 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 3.097 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 422.140 ndërsa numri i të vdekurve në 24.301.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 359.570 persona ndërkohë që 3.898 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Deri më tani në vend janë kryer teste për 3.746.629 persona.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın