Bota, Koronavirusi

Iran, 172 viktima dhe mbi 3.000 raste të reja me COVID-19

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 3.204 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 443.086

Muhammet Kurşun   | 26.09.2020
Iran, 172 viktima dhe mbi 3.000 raste të reja me COVID-19

Teheran

Me 172 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i i viktimave është rritur në 25.394, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 3.204 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 443.086.

Lari shtoi se 4.041 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 372.051.

Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 3.905.352 teste.

Zëdhënësja Lari shtoi se 29 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajonve të "kuqe" dhe të "rrezikshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın