Bota

Iran, 163 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.020 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 326.712, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 18.427

Mustafa Melih Ahıshalı  | 09.08.2020 - Përdıtësım : 09.08.2020
Iran, 163 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Teheran

Në Iran, 163 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.020 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 326.712, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 18.427.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 284.371 persona, ndërkohë që 4.022 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.686.498 teste për COVID-19.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın