Muhammet Kurşun
09 Korrik 2021•Përditësim: 09 Korrik 2021
Në Iran në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur 146 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 85.543, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 16.596 persona rezultuan pozitiv me koronavirusi dhe numri i përgjithshëm shkoi në 3.344.122.
Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv është rritur në 3.506, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 2.995.195.
Në vend numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 ka arritur në 24.358.872.
Në Iran, vend me rreth 83 milionë banorë, 4.529.845 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 2.128.850 të dy dozat.
Sipas kësaj në vend janë administruar gjithsej 6.658.695 doza të vaksinës COVID-19.