Haydar Hadi,Said İbicioğlu
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
BAGDAD (AA) – Në vazhdën e operacioneve kundër organizatës terroriste DAESH në Irak, jetën e humbi gjenerali i Brigadës 71 Ahmed el-Lehibi në veri të Mosulit dhe shtatë ushtarë në Falluxha, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Komandoja e Operacioneve të Përbashkëta në Irak, thuhet se gjenerali brigadier Lehibi humbi jetën gjatë operacioneve kundër DAESH-it në fshatin En-Nasër që ndodhet në veri të Mosulit.
Nafiz Xhuburi, njëri nga komandantët në ushtrinë e Irakut në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se se Lehibi humbi jetën si pasojë e një sulmi vetëvrasës në kohën kur forcat e ushtrisë po hynin në fshatin En-Nasër.
Forcat e Irakut ditën e djeshme rikthyen kontrollin mbi fshatin Nasër nga DAESH-i, fshat ky afër kampit ushtarak për çlirimin e Mosulit.
- Shtatë ushtarë të vrarë në Falluxha