Muhammed Macid,Hacer Başer
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
GAZA (AA) - Njoftohet se forcat izraelite arrestuan 10 peshkatarë që peshkonin në ujërat e Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Sindikatës të Peshkatarëve Palestinezë, Nizar Ayas, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së njoftoi se ushtarët izraelit kanë arrestuar 10 peshkatarë palestinezë që peshkonin në ujërat e Rripit të Gazës, me pretendimin se kanë kaluar 9 milje. Ayas tha se janë konfiskuar 4 anije.
Fillimisht ishte bërë të ditur se qeveria izraelite në bregdetin e Rripit të Gazës "kufirin e peshkimit" që ishte 6 milje, kishte rënë dakord për ta rritur në 9 milje.
Sindikata e Peshkatarëve Palestinezë kishte deklaruar se që nga gushti i vitit 2014 Izraeli ka arrestuar shumë peshkatarë, ku shumica e këtyre pastaj janë liruar, por 5 peshkatarë palestinezë ende janë të arrestuar.