Bota

Irak, vritet aktivistja e të drejtave të njeriut

Persona të paidentifikuar hapën zjarr nga një automjet mbi aktivisten irakiane

İdris Okuducu  | 26.09.2018 - Përdıtësım : 27.09.2018
Irak, vritet aktivistja e të drejtave të njeriut

Basra

BASRA (AA) - Aktivistja irakiane, një nga emrat më të spikatur të protestave, Suad el-Ali, u vra në Basra, provincën jugore të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Basra rreth dy muaj, zhvillohen protesta si pjesë e presionit ndaj qeverisë për të krijuar vende të reja pune dhe për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Mediat lokale raportojnë se Suad el-Ali ishte një nga emrat kryesorë të këtyre protestave.

Ajo u qëllua derisa po hynte në automjet dhe u vra në vend, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos. Në lidhje me rastin u publikua një video nga kamerat e vëzhgimit, ku shihet një automjet duke iu afruar. Persona të paidentifikuar hapën zjarr nga një automjet mbi aktivisten irakiane.

Ajo udhëhoqi organizatën e të drejtave të njeriut, të cilën vetë e themeloi.

Kohët e fundit, në Basra u rrëmbye dhe mjekja Hacer Yusuf, e cila ishte voluntere në protesta.

Përafërsisht 80 për qind e eksporteve të naftës së papërpunuar nga Iraku vijnë nga fushat e naftës në Basra. Për vite me radhë, banorët e Basrës janë ankuar se ndjehen si të huaj dhe jo vendas, që janë të punësuar në sektorin energjetik të Irakut.

Që nga 8 korriku në Basra, por edhe në provincat e tjera në jug dhe në pjesën qendrore të vendit zhvillohen protesta, të cilat gjithashtu u përhapën edhe në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın