Ali Mukarrem Garip
27 Dhjetor 2017•Përditësim: 27 Dhjetor 2017
KIRKUK (AA) – Gjatë një sulmi në rajonin e Kirkukut të Irakut kanë humbur jetën dy oficerë të intelegjencës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeshefi i policisë së Kirkukut Hattap Omer për AA deklaroi se disa persona të paidentifikuar kanë shtënë ndaj të punësuarve në Agjencinë e intelegjencës në Kirkuk.
Sulmuesit, të cilët shpejtë janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë qenë në automobil. Ai theksoi se është ndërmarrë aksion i gjerë policor.
Ushtria irakiane, policia federale dhe forcat e Hashdi Shaabi në shtator vendosën kontroll mbi Kirkukun.