Gülşen Topçu
05 Shtator 2017•Përditësim: 05 Shtator 2017
MOSUL (AA) - Në operacionet e ndërmarra në rajone të ndryshme të Irakut janë vrarë 61 militantë të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria irakiane e Mbrojtjes dhe televizioni shtetëror kanë njoftuar se divizioni i 15-të i këmbësorisë së ushtrisë ka vrarë 55 militantë në operacionet që ka kryer në veriperëndim dhe lindje të rajonit El-Ajjadijje, të zonës ku jetojnë turkmenët në Tal Afar.
Ndërsa edhe kapiteni Karaman Mahmud i cili është me detyrë tek forcat Peshmerge, në një deklaratë për AA është shprehur se sipas të dhënave paraprake janë vrarë 6 militantë në një sulm të ndërmarrë ndaj një autokolone të DEASH-it me 5 automjete në zonën Er-Rijad të Havixhe-s, në jugperëndim të Kerkukut.
Ndërkohë në një sulm me bombë që kishte objektiv tregun e lagjes në rajonin Ed-Devanim në kryeqytetin Bagdad, mësohet se kanë humbur jetën 2 civilë dhe 5 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe 1 grua ka humbur jetën në rajonin El-Meamil, si pasojë e hapjes së zjarrit nga persona të pa identifikuar.