Afra Aksoy
21 Qershor 2017•Përditësim: 21 Qershor 2017
MOSUL (AA) - Në qytetet Mosul dhe Tikrit të Irakut janë vrarë 23 militantë anëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Majori Jasir et-Tamimi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se militantët e DEASH-it kanë kryer një bastisje në rajonin el-Hamra të Tikritit që ndodhet nën kontrollin e ushtrisë.
"U përjetuan konflikte të ashpëra pas bastisjes së kryer nga afërsisht 20 militantë shumica të cilëve kishin mbi trup lëndë shpërthyese. Në sulmin nga njësitë e ushtrisë dhe forcave Hashdi Shabi u vranë 12 militantë nga të cilët 10 prej tyre kamikazë", u shpreh ai.
Ndërsa në anën tjetër njoftohet se ushtria e Irakut ka kryer një sulm ajror kundër objektivit të DEASH-it në lagjen Bab Lekesh, e cila ndodhet në perëndim të Mosulit.
Komandanti i Forcave Ajrore, Hemam Beshar esh-Shahmani, tha se: "Në sulm janë vrarë 11 militantë të DEASH-it nga të cilët 3 snaiperë, 2 luftëtarë të huaj si dhe janë bërë të papërdorshme municionet e organizatës".
Pasi ka bërë të ditur se është shembur tërësisht ndërtesa e departamentit ku ishin të vendosur militantët, Shahmani ka shtuar se, "Militantët me sulmet që kryenin nga kjo ndërtesë pengonin operacionet e njësive të ushtrisë. Ishte e nevojshme për një ndërhyrje emergjente".
Ndër të tjera Shahmani ka theksuar se pas sulmit ajror njësitë e ushtrisë kanë përparuar në Bab Lekesh duke marrë nën kontroll pjesë të rëndësishme të rajonit dhe ku 65 familje janë liruar nga rrethimi.
Forcat irakiane në kuadër të luftës kundër DEASH-it në të gjithë vendin në muajin tetor nisën operacionin në Mosul, dhe në fund të muaji janar morën nën kontroll pjesën lindore të qytetit. Gjithashtu bëhet e ditur se kanë ardhur në fazat e fundit operacionet të cilat vazhdojnë në pjesën perëndimore të Mosulit të cilat kanë nisur më 19 shkurt.