Haydar Karaalp
21 Janar 2022•Përditësim: 25 Janar 2022
Në një sulm të terroristëve të DEASH-it ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Irak janë vrarë 11 ushtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komanda e operacioneve në Diyala tha se terroristët e DEASH-it kryen sulmin në Uzaym, Diyala.
Të paktën 11 ushtarë irakianë humbën jetën.
Një delegacion i lartë ushtarak doli në terren pas sulmit ndërsa hetimet janë në vazhdim.