Şenhan Bolelli
21 Janar 2022•Përditësim: 22 Janar 2022
Spanja do të dërgojë dy anije luftarake në Detin e Zi më herët se sa ishte planifikuar për stërvitjen e NATO-s, njoftoi të enjten ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, transmeton Anadolu Agency (AA).
Robles u tha gazetarëve se "Blas de Lezo" dhe "Meteoro" do të mbërrijnë brenda tre ose katër ditësh.
Ajo tha se Spanja gjithashtu është duke konsideruar vendosjen e avionëve luftarakë në Bullgari në kuadër të planeve të NATO-s për të penguar pushtimin rus të Ukrainës.
Robles theksoi se Spanja mbështet përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.
"Rusia nuk mund t'i tregojë asnjë vendi se çfarë duhet të bëjë dhe NATO do të mbrojë çdo vend që dëshiron të bashkohet me aleancën", shtoi ajo.