Haydar Hadi
03 Nëntor 2017•Përditësim: 03 Nëntor 2017
ANBAR (AA) - Forcat e Irakut kanë hyrë në qytetin Kaim, kështjellën e fundit të organizatës terroriste DEASH në këtë vend, e cila gjendet në prefekturën e Anbarit në kufi me Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ushtria, forcat e antiterrorit, Hashdi Shabi dhe Hashdi Ashari (forcat klanore) kanë filluar të hyjnë në Kaim nga tre krahë", ka njoftuar përmes një njoftimi me shkrim përgjegjësi i operacioneve ushtarake kundër DEASH-it, gjenerali Abdulemir Jarullah.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga burimet e sigurisë, forcat irakiane kanë marrë kontrolli mbi kalimin kufitar në Kaim nga DEASH-i.
Ndryshe, forcat e Irakut më 28 tetor nisën operacionin për çlirimin e Kaimit.
Ndërkaq, kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka paralajmëruar se së shpejti do të japin lajmin për çlirimin e këtij qyteti.