Büşra Nur Bilgiç
25 Gusht 2019•Përditësim: 26 Gusht 2019
Pjesëtarët e grupit terrorist DEASH vranë 5 persona dhe plagosën gjashtë të tjerë në provincën veriore të Irakut, Kirkuk, njoftoi sot policia lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
"Terroristët në sulmin me mortaja kishin në objektiv forcat al-Hashdi al-Shabi të cilët po trajnonin në një fushë futbolli në rrethin Dakuk të Kirkukut", konfirmoi për AA, Afsaryav Kamil, zëdhënësi i policisë së Kirkukut.
Ai tha se DEASH synonte të futej në zonë përmes sulmit, por ishin parandaluar nga policia federale e Irakut.
Në mesin e vitit 2014, DEASH pushtoi afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë qytetin verior të Mosulit.
Deri në fund të vitit 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të, rimori pothuajse të gjitha tokat e pushtuara nga grupi terrorist.
Megjithëse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e DEASH-it në vend është zhdukur në masë të madhe, grupi terrorist ka vazhduar të organizojë sulme sporadike në provincat Nineveh, Kirkuk, Diyala, Saladin dhe Anbar të Irakut.