Ali H. M.Abo Rezeg
26 Shkurt 2019•Përditësim: 26 Shkurt 2019
Tre punëtorë në Irak e kanë humbur jetën sot nga shpërthimi i një bombe përreth rrugës në qytetin perëndimor të Falluxhës, bëri të ditur një oficer i policisë lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
"Bomba shpërtheu pranë një automjeti që mbante punonjës ndërtimi në qarkun Naimiya, në perëndim të Falluxhës", tha për AA kapiteni Ahmed al-Dulaimi.
"Tre punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin", tha ai.
Al-Dulaimi tha se militantët e DEASH-it janë aktiv në zonë dhe herë pas here kryejnë sulme kundër civilëve dhe forcave të sigurisë.
Në fund të vitit 2017, Bagdadi shpalli fitore ndaj grupit terrorist famëkeq pas një lufte trevjeçare që përfundoi me rënien e Mosulit, bastionin e fundit të madh të DEASH-it në Irak.
Megjithatë, ushtria irakiane vazhdon të kryejë operacione të shpeshta kundër "celulave të fjetura" terroriste të DEASH-it, për të cilat zyrtarët pretendojnë se ende janë aktive në disa pjesë të vendit.