Arif Yusuf,Meryem Kasım
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
ENBAR (AA) – Organizata terroriste DAESH prej disa ditësh mbajnë nën rrethim ë plotë më shumë se dy mijë familje në dy fshatra në jug të qytetit irakian Falluxha, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në Falluxha, Afif ed-Duleymi, u shpreh se terroristët e DAESH-it civilët e mbajtur nën rrethim i shfrytëzojnë si mburojë e gjallë dhe në këtë mënyrë vështirësohet luftën e forcave irakiane kundër terroristëve.
“Nën rrethim gjenden më shumë se dy mijë familje, ndërsa kryesisht bëhet fjalë për gra, fëmijë dhe të moshuar. Dhjetëra të rinj që kanë mbetur në këto fshatra janë dërguar në burgjet e vendosura në Falluxha”, tha Duleymi.
Qyteti i Falluxhës në krahinën perëndimore irakiane Anbar është bastion i luftimeve disamujore mes forcave kurde dhe irakiane kundër DAESH-it. Të enjten forcat irakiane kthyen kontrollin në gjashtë fshatra në këtë qytet, ndërsa Duleymi tha se të gjitha përgatitjet janë kryer edhe për aksionin e çlirimit të fshatrave ku dy mijë familje kanë mbetur nën rrethimin e terroristëve.