Bota

Irak, sulmohet me raketa një bazë ushtarake që strehon forca amerikane

Sulmi erdhi mes një vizite në Irak nga një delegacion i nivelit të lartë SHBA-së, të udhëhequr nga koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Brett McGurk, për të diskutuar tërheqjen ushtarake nga vendi

04.05.2021 - Përdıtësım : 04.05.2021
Irak, sulmohet me raketa një bazë ushtarake që strehon forca amerikane Foto: AA/Arhiv

Bagdad

Një bazë ushtarake që strehon trupa amerikane në Irakun perëndimor është shënjestruar nga raketat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Irakut njoftoi se raketa Katyusha ranë bazën ajrore Ain al-Asad në provincën Anbar, si dhe shtoi se sulmi "nuk shkaktoi ndonjë humbje të rëndësishme".

Sulmi erdhi mes një vizite në Irak nga një delegacion i nivelit të lartë SHBA-së, të udhëhequr nga koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Brett McGurk, për të diskutuar tërheqjen ushtarake nga vendi.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka përgjegjësinë për sulmin.

Ain al-Asad strehon trupa amerikane. Më 26 dhjetor të vitit 2018 kjo bazë ajrore u vizitua nga presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın