Bota

Irak, shpërthim në një depo municionesh

Në një shpërthim që ndodhi në depon e municioneve të Hashdi Shabit në qytetin Karbala në jug të Irakut, janë plagosur 15 persona

Ali Mukarrem Garip  | 21.07.2018 - Përdıtësım : 22.07.2018
Irak, shpërthim në një depo municionesh

Kirkuk

KIRKUK (AA) – Në një shpërthim që ndodhi në depon e municioneve të Hashdi Shabit në qytetin Karbala në jug të Irakut, janë plagosur 15 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Kapiteni në ushtrinë e Irakut, Alaa Nasir në një deklaratë për AA tha se në depon e municioneve në qytetin Karbala ka ndodhur një shpërthim për arsye ende të panjohura.

Nasir bëri të ditur se depoja e armëve dhe municioneve i përket Brigadave Ali Ekber, pranë forcave milice shiite Hashdi Shabi.

“Për shkak të asaj që depoja e municioneve është në një vend të afërt me venbanimet civile, si pasojë e shpërthimit 15 persona janë plagosur. Të gjithë të plagosurit janë civilë”, thotë Nasir.

Ai tha se kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit, duke bërë të ditur se janë ndaluar hyrjet dhe daljet në rajon dhe se qytetarët janë udhëzuar të mos dalin nga shtëpitë e tyre.












Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın