Hacer Başer
09 Gusht 2017•Përditësim: 09 Gusht 2017
BAGDAT (AA) –Banka Qendrore e Irakut iu bëri thirrje të gjitha bankave dhe institucioneve në vend që të mos bëjnë transaksione financiare me Korenë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Banka Qendrore e Irakut thuhet se thirrja në fjalë është bërë në kuadër të vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Në deklaratë është kërkuar që të merren të gjitha masat në kuadër të kësaj.
KS-OKB ditën e shtunë kishte miratuar draft rezolutën për sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, e cila përkundër vendimeve të marra po i vazhdon aktivitetet bërthamore dhe testimet e raketave.
Përkundër sanksioneve të aplikuara nga OKB-ja që nga viti 2006, po i vazhdon aktivitetet e saj bërthamore pa u ndalur. Ky vend së fundmi më 28 korrik ka kryer testimin e një rakete balistike interkontitentale.