Maımaıtımıng Yılıxıatı
22 Mars 2019•Përditësim: 22 Mars 2019
Numri i të vdekurve si pasojë e një trageti të fundosur në lumin Trigris është rritur në 85 persona, ndërkohë raportohet edhe për dhjetra të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trageti mbante 170 pasagjerë për në një ishull të vogël turistik kur u fundos pranë qytetit Mosul të Irakut.
Sipas zyrtarëve lokal, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin nga lumi të paktën 12 të mbijetuar.
Trupat e viktimave janë dërguar në objektet mjekësore në Mosul për analiza forenzike.
Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, shpalli tre ditë zie kombëtare pas vizitës së tij në vendngjarje.
Nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut njoftuan se lidhur me aksidentin nëntë persona janë arrestuar dhe janë lëshuar urdhër-arreste për pronarin e tragetit dhe ishullit turistik.
Megjithëse nuk ka ndonjë prononcim zyrtar në lidhje me aksidentin, banorët lokalë pohojnë se incidenti me gjasë ka ndodhur për shkak se në traget ndodheshin 170 persona, edhe pse mjeti i lundrimit ka një kapacitet deri në 50 persona.