Bota

Irak, pas 18-vitesh në burg, lirohet dhëndri i Sadam Huseinit

Jamal Mustafa u arrestua në prill të vitit 2003 nga forcat amerikane

Ekip  | 19.06.2021 - Përdıtësım : 21.06.2021
Irak, pas 18-vitesh në burg, lirohet dhëndri i Sadam Huseinit

Bagdad

Një gjykatë në Irak ka urdhëruar lirimin e dhëndrit të ish-presidentit Sadam Husein pas 18 vitesh burg, njoftoi Ministria e Drejtësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akuzat kundër Jamal Mustaf Sultanit u hoqën për shkak të mungesës së provave dhe u urdhërua lirimi i tij, tha ministria në një deklaratë të cituar nga mediat lokale.

Deklarata, megjithatë, nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.

Mustafa, 66 vjeç, është burri i vajzës më të vogël të Sadamit, Hala. Ai ishte një oficer i ushtrisë dhe ishte midis 52 ish-zyrtarëve të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara nën pretendimet e krimeve kundër njerëzimit.

Mustafa u arrestua nga forcat amerikane më 20 prill 2003, vetëm 11 ditë pas rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit.

Në vitin 2017, parlamenti irakian lëshoi një projektligj për konfiskimin e pasurive të Sadamit, gruas së tij dhe të afërmve, përfshirë Mustafanë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.