Ali Makram Ghareeb
18 qershor 2022•Përditësim: 20 qershor 2022
Pas sulmeve të intensifikuara të organizatës terroriste DEASH, forcat irakiane të sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë antiterrorist në zonën rurale midis Kirkukut dhe Salahaddinit, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia federale irakiane tha se një person është kapur në operacionin kundër organizatës terroriste DEASH.
Thuhet se në atë zonë janë shkatërruar strehimore të shumta të përdorura nga terroristët e DEASH-it si dhe janë sekuestruar municione, armë dhe sende të tjera.
Një terrorist i DEASH-it i cili ishte në listën e të kërkuarve, u kap gjatë operacionit. Terroristi i është dorëzuar organeve të drejtësisë.
Në qershor të vitit 2014, organizata terroriste DEASH pushtoi plotësisht Mosulin, Salahaddinin dhe Anbarin, dhe pjesërisht Diyalën dhe Kirkukun. Kontrolli mbi këto zona është rikthyer pas një periudhe shumëvjeçare.
Ish-kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi tha më 9 dhjetor 2017 se ishte arritur një fitore kundër terroristëve.