Mohamed Sabry Emam Muhammed
01 Prill 2017•Përditësim: 02 Prill 2017
BAGDAD (AA) – Autoritetet irakiane bënë të ditur sot se në një sulm ajror mbi pozicionet e organizatës terroriste DEASH në perëndim të Irakut është vrarë udhëheqësi i dytë i ranguar në zinxhirin komandues të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tha në një deklaratë të transmetuar në një televizion irakian Komanda e Forcave Ajrore të Irakut, në sulmin e aviacionit mbi pozicionet e DEASH-it në Al-Qaem, në perëndim të vendit, është vrarë i ashtuquajturi ministri i luftës i DEASH-it Abu Yahya, bashkë me disa udhëheqës të tjerë të organizatës terroriste.