Bota

Irak, në 24 orët e fundit shënohen 68 vdekje nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.709 dhe numri i rasteve në 168.290

Muhammed Semiz  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 15.08.2020
Irak, në 24 orët e fundit shënohen 68 vdekje nga COVID-19

Stamboll

Me 68 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Irak është rritur në 5.709 numri i përgjithshëm i viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mjedisit e Irakut, thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 vdekje dhe 4.013 raste të COVID-19.

Në këtë mënyrë, numri përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.709 dhe numri i rasteve në 168.290.

Ndërkohë, numri i personave të prekur me COVID-19 që kanë mposhtur virusin ka arritur në 120.129.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın