Bota

Irak, ndërhyrje policore në protestën në Basra, 2 të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes policore ndaj protestuesve të cilët hynë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të qytetit Basra në Irak

Hacer Başer  | 15.07.2018 - Përdıtësım : 16.07.2018
Irak, ndërhyrje policore në protestën në Basra, 2 të vdekur

Basra

BASRA (AA) – Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes policore ndaj protestuesve të cilët hynë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të qytetit Basra në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale dhe dëshmitarët e rastit, forcat policore kanë ndërhyrë me plumba të vërtetë ndaj protestuesve të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Basras. Ndërsa protestuesit i janë kundërpërgjigjur policëve duke hedhur gurë.

Për shkak të ndërhyrjes policore, 2 protestues kanë humbur jetën, ndërsa 10 policë janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me gurë nga protestuesit.

Në anën tjetër mësohet se policët kanë larguar protestuesit nga ndërtesa e kuvendit komunal.

Protestuesit në qytetin Basra të Irakut kishin hyrë me forcë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të qytetit.

Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi dje ka njoftuar se ka marrë vendim për ndarjen e rreth 3 miliardë dollarëve për Basrën, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve publike.

Protestat që nisën të dielën e kaluar në Basra, u përhapën edhe në Zikar, Babil, Maysan, Divaniya, Najaf dhe së fundi në Bagdad. Pakënaqësia u rrit pas vrasjes së një personi në demonstratat e së dielës kundër papunësisë dhe mungesës së energjisë elektrike në pjesën jugore të Irakut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın