Ali Mukarrem Garip
22 Tetor 2016•Përditësim: 22 Tetor 2016
KIRKUK (AA) - Të paktën 48 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionet e forcave irakiane në qytetin e Kirkukut, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë së Kirkukut, Hatab Omer, në një konferencë për shtyp, tha se situata në qendër të qytetit dukshëm ka ndryshuar dhe se deri më tani kanë vrarë 48 pjesëtarë të DEASH-it.
Ai shtoi se në disa pjesë të qytetit për arsye sigurie ende është në fuqi ndalimi i daljes në rrugë. "Situata në pjesën jugore të qytetit ende është e rëndë. Duke pasur parasysh se terroristët janë duke ikur në lagjet jugore të Kirkukut, në disa raste ka luftime", tha Omer.