İdris Okuducu
26 dhjetor 2017•Përditësim: 26 dhjetor 2017
SULEJMANIJE (AA) – Kryetari i Parlamentit të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARK) Jusuf Muhammed njoftoi se ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammed në një konferencë për media të mbajtur në Sulejmanije tha se pas vendimit të Lëvizjes Goran (Ndryshim) dhe Partisë së Komunitetit Islamik (Komel) për të braktisur koalicionin qeveritar, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i Parlamentit.
Ai vuri në dukje se që nga dita e parë kur ka ardhur në detyrë, pozitën e tij e ka përdorur në interes të popullit.
“Nëse sot marr vendim për dorëheqje, këtë e bëj përsëri me qëllim të njëjtë. Edhe në të ardhmen do të vazhdoj rrugën time në drejtim të të njëjtit qëllim”, tha Muhammed.
Pas protestave anti-qeveritare të organizuara gjatë javës së kaluar në qytetin Sulejmanije të ARK-së, Goran dhe Komel bënë të ditur se e kanë braktisur koalicioni qeveritar.