Ekip
20 Shtator 2020•Përditësim: 21 Shtator 2020
Forcat irakiane të sigurisë arrestuan 2 militantë të grupit terrorist DEASH në një operacion në kryeqytetin Bagdad, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se 2 militantët u kapën pas një njoftimi të inteligjencës.
Sipas ministrisë, një nga militantët po planifikonte sulme kundër ceremonisë së Arbainit të pelegrinëve Shia më 19 tetor.
Në vitin 2017, Iraku shpalli fitoren kundër DEASH-it duke rimarrë të gjithë territorin e tij, rreth një të tretën e vendit, të pushtuar nga grupi terrorist në vitin 2014. Megjithatë, grupi terrorist ende mban celulat e saj të heshtura në zona të mëdha të Irakut duke kryer sulme periodike.
Ushtria Irakiane vazhdon të kryejë operacione të shpeshta kundër grupit në këto pjesë të vendit.