İdris Okuducu
12 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
ERBIL (AA) – Forcat Peshmerga të Administratës rajonale kurde kanë rihapur rrugën tokësore Erbil-Mosul, të cilën e kishin mbyllur përkohësisht pas pretendimeve se ushtria e Irakut do të ndërmarrë një operacion, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga komandantët e Peshmergëve të frontit Hazir në lindje të Mosulit, sheiku Ato Zebari në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se trafiku në rrugën tokësore Erbil-Mosul po zhvillohet normalisht dhe se nuk ka ndonjë ndalesë gjatë kalimeve.
Për shkak të mbylljes së rrugës, në pikën e kontrollit të Bazgirtan të forcave Peshmerga, 15 kilometra larg qendrës së qytetit të Mosulit erdh deri tek kolonat e gjata të automjeteve.
Forcat Peshmerga që nga viti 2014 kur u shfaq organizata terroriste DEASH e deri më tani kanë marrë nën kontroll 40 për qind të kufijve të provincës duke filluar nga qyteti Mahmur në juglindje të provincës së Mosulit e deri në qarkun Sinxhar në veri.