Haydar Hadi
28 Maj 2017•Përditësim: 29 Maj 2017
DIYALA (AA) – Gjatë sulmit vetëvrasës të kryer në Bakuba, në lindje të Irakut, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet nga forcat e sigurisë njoftuan se sulmuesi me bombë i cili arriti deri te pika kontrolluese në Bakuba, aktivizoi mjetin shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ekipe të ndihmës së shpejtë që të vdekurit dhe të plagosurit i dërgojnë në spitale.
Gjatë ditëve të kaluara, në veri dhe lindje të Diyale, ku bën pjesë Bakuba, ka filluar aksion ushtarak kundër celulave terroriste të DEASH-it.