İbrahim Salih ,Afra Aksoy
14 Korrik 2016•Përditësim: 14 Korrik 2016
BAGDAD/MOSUL (AA) - Në sulmet me bombë të ndërmarra në pikat e ndryshme në kryeqytetin e Irakut Bagdad dhe Mosul që gjendet në veri të vendit humbën jetën 10 persona, mes të cilëve 4 janë ushtarë dhe një gazetar, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i ushtrisë, Majori Nevfel ez-Zemili, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se në sulmet me bombë të organizuara në zonat në juglindje të Bagdadit, Cisr Diyala dhe Nehravan, Hay Ur në lindje dhe Hay El-Amil në jugperëndim, kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur 19 të tjerë.