Haydar Hadi
12 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
BAGDAD (AA) – Ministri irakian i Mbrojtjes, Halid al-Ubeyd deklaroi se civilët e ngujuar në zonën e konfliktit mbetet problemi më i madh i forcave irakiane në operacionin për çlirimin e Falluxhës nga terroristët e DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
"Civilët e ngujuar në zonën e konfliktit janë pengesa më e madhe me të cilën po ballafaqohen forcat irakiane në operacionin për çlirimin e Falluxhës dhe kjo është arsyeja për shkak të të cilës nuk kanë arritur të hyjnë në të gjitha pjesët e qytetit. Prioriteti ynë është ti mbrojmë civilët", deklaroi Ubeyd në konferencën për mediat e cila u mbajt në Tikrit.
Duke theksuar se forcat irakiane së shpejti do të nisin operacionin edhe për çlirimin e pjesëve veriore të Tikritit dhe pjesëve jugore të Mosulit, Ubeyd tha se njësitë e Irakut tashmë janë pajisur dhe të gatshme për të hapur fronte të reja në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.