Ali H. M.Abo Rezeg
19 Mars 2018•Përditësim: 20 Mars 2018
BAGDAD (AA) – Forcat irakiane sot afër Mosulit në Irakun verior kapën një terrorist të lartë të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristi, i identifikuar si Dawoud Mohamed Saleh, u arrestua gjatë një bastisjeje në një shtëpi në al-Shura në jug të Mosulit, tha për AA, kapiteni Shakir al-Wandi.
Ai tha se terroristi është përgjegjës për marrjen e shtëpive me forcë të pjesëtarëve të sigurisë në Mosulin jugor.
"Duart e tij janë të përlyera me gjakun e civilëve dhe anëtarëve të sigurisë", tha al-Wandi.
Gjatë bastisjes nuk ka pasur asnjë të plagosur në mesin e forcave të sigurisë.
Ndërkohë, koloneli i ushtrisë Ahmad al-Jabouri tha se 30 persona u arrestuan nga forcat e sigurisë në jugperëndim të Mosulit për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH.