Mahmut Atanur
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Ministri indonezian i Mbrojtjes, Prabowo Subianto, bisedoi për bashkëpunimin ushtarak me ministrin kinez të Mbrojtjes, Wei Fenghe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria indoneziane e Mbrojtjes, Subianto zhvilloi një takim me homologun kinez Wei i cili ndodhet në Indonezi për kontakte zyrtare.
Ministrat e mbrojtjes, krahas marrëdhënieve dypalëshe mes ushtrive të dy vendeve kanë biseduar edhe për zhvillimin e partneritetit të industrisë së mbrojtjes.
Në bisedën ku është vënë në dukje rëndësia për dialog dhe konsultime lidhur me vazhdimësinë e paqes dhe stabilitetin në Detin jugor të Kinës, gjithashtu u bisedua edhe për zhvillimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).