İdris Sülün
02 dhjetor 2021•Përditësim: 02 dhjetor 2021
Në Indi janë regjistruar rastet e para të variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njofton se varianti Omicron u zbulua tek dy persona në provincën Karnataka në jug të vendit.
Pacientët kanë ardhur nga jashtë, por nuk është specifikuar se nga cili shtet kanë mbërritur.
Zyrtari shëndetësor Lav Agarwal tha se të gjithë personat që besohej se kishin qenë në kontakt me dy pacientët jane identifikuar dhe testuar.