Ekip
01 Korrik 2020•Përditësim: 01 Korrik 2020
Të paktën 4 persona humbën jetën sot ndërsa 17 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i boilerit në një termocentral në jug të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në një spital të afërt pas shpërthimit të boilerit në fazën-2 të fabrikës Neyveli Lignite në qarkun Cuddalore në shtetin jugor Tamil Nadu të Indisë, njofton transmetuesi privat NDTV.
Ky është shpërthimi i dytë i boilerit në fabrikë, ku në maj kishte shpërthyer një boiler tjetër.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur me nxitim në operacionet e shpëtimit pas shpërthimit.
Shkaku i shpërthimit pritet të mësohet pas hetimeve.