Saadet Firdevs Aparı
01 Korrik 2022•Përditësim: 01 Korrik 2022
Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që ndodhën dje në Manipur, në verilindje të Indisë, humbën jetën 16 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët theksuan se 70 persona janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në kantierin e ndërtimit të hekurudhës Tupu në Noney. Deri më tani është konfirmuar vdekja e 16 personave.
Popullata që jeton në afërsi është thirrur për evakuim për shkak të rrezikut të reshjeve të herë pas hershme.
Kryeministri i provincës Nongthombam, Biren Singh njoftoi se shtatë pjesëtarë të ushtrisë ishin në mesin e të identifikuarve.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shkroi në rrjetin social se ka folur me Singh për situatën në terren dhe shprehu lutjet për të prekurit nga fatkeqësia.