Sümeyye Dilara Dinçer
04 Korrik 2022•Përditësim: 04 Korrik 2022
Në rrëshqitjen e dheut që ndodhën më 30 qershor në Manipur, në verilindje të Indisë, humbën jetën 42 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët theksuan se ende janë në kërkim të 20 personave të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një kantier hekurudhor në qytetin Noney.
Në ditën e pestë të operacionit të shpëtimit u bë e ditur se numri i viktimave është rritur nga 37 në 42.
Zyrtari i lartë Solomon Fimate tha për AA se operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe se deri më tani janë shpëtuar 18 persona. Ai tha se gjithnjë e më pak shpresa se personat e tjerë të zhdukur do të shpëtohen.
Mes të vdekurve janë 24 pjesëtarë të ushtrisë rajonale ndërsa në mesin e të shpëtuarve janë 13 pjesëtarë të ushtrisë dhe 5 civilë.
Kushtet në terren i vështirësojnë operacionet e shpëtimit.
Kryeministri i Manipur-it, Nongthombam Biren Singh tha se kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur këtë provincë.