Michael Sercan Daventry
05 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
LONDËR (AA) – Mediat britanike raportojne se personi i maskuar i cili shfaqet në videon e fundit të ekzekutimeve të DAESH-it është një londinez me origjinë Hindu, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për Siddhartha Dhar i cili më herët ka qenë i arrestuar për terrorizëm dhe shkelje të tjera të ligjit por që ka arritur të braktisë shtetin në shtator të vitit 2014 përderisa ka qenë i liruar me kusht, ndërsa autoritetet nuk i kanë konfiskuar pasaportën.
Motra e tij Konika Dhar për BBC tha se ndjehet e shokuar nga informacioni por shton se nuk është e sigurt se personi që shfaqet në video është vëllai i saj.