Bota

Huthit në Jemen njoftojnë lëshimin e dy raketave ndaj Tel Avivit

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, deklaroi se ata "kryen një operacion me dy raketa balistike ushtarake që shënjestruan objektiva të ndjeshëm në Jaffa (Tel Aviv)"

Jomaa Younis, Çağrı Koşak  | 03.09.2025 - Përdıtësım : 03.09.2025
Huthit në Jemen njoftojnë lëshimin e dy raketave ndaj Tel Avivit

Stamboll

Huthit në Jemen njoftuan se "lëshuan dy raketa ndaj objektivave të ndjeshme" në rajonin e Tel Avivit në Izrael, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree deklaroi se ata "kryen një operacion me dy raketa balistike ushtarake që shënjestruan objektiva të ndjeshëm në Jaffa (Tel Aviv)".

Ai theksoi se një nga raketat e përdorura në sulm ishte "raketë balistike me bashkim Palestina 2" ndërsa tjetra ishte një lloj rakete balistike që ata e quajtën "Zulfiqar".

"Operacioni ishte i suksesshëm duke goditur objektiva të ndjeshme", tha Saree duke shtuar se "një numër i madh izraelitësh nxituan në strehimore" pas sulmit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se raketa e lëshuar mëngjesin e sotëm nga Jemeni u parandalua në ajër.

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen thanë se do të intensifikojnë sulmet ushtarake ndaj vendit pas vrasjes së kryeministrit Ahmed Ghalib al-Rahawi dhe disa prej ministrave të tij në sulmin që Izraeli kreu më 28 gusht ndaj kryeqytetit Sana.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın