Bota

Hungaria refuzon të zbatojë paktin e migracionit të BE-së

“Dua ta bëj të qartë një herë e përgjithmonë. Për sa kohë që Hungaria ka një qeveri patriotike, ne nuk do të zbatojmë Paktin e Migracionit”, tha Orban

Burak Bir  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Hungaria refuzon të zbatojë paktin e migracionit të BE-së

Londër

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka hedhur poshtë zbatimin e paktit të migracionit të Bashkimit Evropian (BE), duke theksuar se qeveria e tij nuk do të shpenzojë “asnjë qindarkë për ta”, transmeton Anadolu.

“Dua ta bëj të qartë një herë e përgjithmonë. Për sa kohë që Hungaria ka një qeveri patriotike, ne nuk do të zbatojmë Paktin e Migracionit”, shkroi Orban në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

“Ceterum censeo: ne nuk do të pranojmë emigrantë dhe nuk do të shpenzojmë asnjë qindarkë për ta", theksoi ai.

Qeveritë e BE-së miratuan Paktin për Migracionin dhe Azilin në muajin maj të vitit 2024, pavarësisht kundërshtimit nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia.

Ky pakt synon të shpërndajë azilkërkuesit në mënyrë më të barabartë në të gjitha vendet anëtare dhe të reformojë procedurat kufitare dhe të azilit të bllokut evropian.

Të martën, Komisioni Evropian ndërmori një hap të mëtejshëm në zbatimin e paktit duke nisur ciklin e parë vjetor të menaxhimit të migracionit.

Sipas BE-së, nisja e ciklit vjetor është “një moment kyç në sigurimin e zbatimit efektiv të paktit nga qershori i vitit 2026”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.