Mehmet Yılmaz
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
BUDAPEST (AA) - Mësuesit që kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe reformimin e sistemit të arsimit në Hungari kanë hyrë në grevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të grevës e cila nisi pasi Sindikata e Mësuesve nuk arriti marrëveshje me qeverinë, në shkollat e shumë qyteteve, kryesisht në kryeqytetin e vendin, Budapest, është ndaluar procesi mësimor për një ditë.
Gjithashtu edhe shumë punonjës në të gjithë vendin kanë mbështetur mësuesit duke lënë punën gjatë orës së drekës për 5 minuta.
Duke mbrojtur idenë se si rezultat i hapave të fundit të hedhur nga qeveria është centralizuar sistemi arsimorë dhe se është cënuar autonomia e shkollave, sindikata kërkon reduktimin e mësimeve të detyruara dhe përmirësimin e pagave të mësuesve.