Gülşen Topçu
18 Korrik 2019•Përditësim: 18 Korrik 2019
Një person i cili mbeti i plagosur rëndë nga sulmi i djeshëm në një restorant në Erbil të Irakut ka humbur jetën në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një zyrtari të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Rajonin Autonom Kurd të Irakut, Beshdar Ramazan ka humbur jetën nga plaga e rëndë në kokë e pësuar gjatë sulmit, në të cilën jetën humbi një diplomat i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Erbil.
Autoritetet e Erbilit ende nuk kanë dhënë deklaratë lidhur me rastin.
Ndryshe, një diplomat turk dhe një shtetas i Irakut humbën jetën dje në sulmin e armatosur në restorantin në Erbil.