Bota

Hulumtim, 3.000 hapa në ditë mund të ngadalësojnë përparimin e Alzheimerit

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA zbulon se të ecësh 3.000 ose më shumë hapa në ditë mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit

Dilara Karataş  | 04.11.2025 - Përdıtësım : 04.11.2025
Hulumtim, 3.000 hapa në ditë mund të ngadalësojnë përparimin e Alzheimerit

Ankara

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA zbulon se të ecësh 3.000 ose më shumë hapa në ditë mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit, transmeton Anadolu.

Në hulumtim e kryer nga shkencëtarët në spitalin "Mass General Brigham" në SHBA, 296 persona të moshës 50 deri në 90 vjeç u ndoqën për 14 vjet.

Në kuadër të kësaj u mat çdo vit performanca njohëse e pjesëmarrësve, numri i hapave të tyre u regjistrua me pedometra dhe nivelet e proteinave amiloid dhe tau në trurin e tyre u ekzaminuan me skanime PET.

Sipas kësaj, personat me nivele të larta të amiloidit në trurin e tyre në fillim kishin rrezik të lartë për sëmundjen e Alzheimerit, por midis këtyre personave, shkalla e rënies njohëse ishte më e ngadaltë tek ata që ecnin më shumë dhe akumulimi i tau përparoi më vonë.

Edhe pse në përgjithësi për një stil jetese me të shëndetshëm rekomandohen 10 mijë hapa në ditë, studimi zbulon se rënia njohëse u vonua me një mesatare prej 3 vjetësh për ata që kryenin 3.000 deri në 5.000 hapa në ditë dhe me 7 vjet për ata që kryenin 5.000 deri në 7.000 hapa.

Një nga bashkautoret e hulumtimit, Dr. Wai-Ying Wendy Yau deklaroi se rezultatet janë inkurajuese, duke treguar se edhe një sasi e vogël ushtrimesh ofron përfitime.

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën "Nature Medicine".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın