Sayed Khodaberdi Sadat
02 Qershor 2017•Përditësim: 03 Qershor 2017
KABUL (AA) - Mijëra persona në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, protestuan kundër qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit e mbledhur në rajonin Vazir Ekber Han të Kabulit, ku para dy ditësh ndodhi sulmi me bombë, brohoritën me slogane "vdekje tradhtarëve", "Eshref Gani dhe Abdullah Abdullah të japin dorëheqje", "nuk duam qeveri të pasuksesshme" dhe "vdekje SHBA-ve".
Personat t të cilit mbanin flamuj të Afganistanit dhe pankarta, u bllokuan nga policia gjatë marshit të tyre drejt Pallatin Presidencial.
Pasi që turma insistoi të marshojë drejt pallatit, garda hapi zjarr mbi protestuesit. Njoftohet se kanë humbur jetën të paktën 6 persona, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.