Davit Kachkachishvili
18 Gusht 2022•Përditësim: 18 Gusht 2022
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, vizitoi Universitetin Kombëtar "Ivan Franko" në Lviv të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Guterres zhvilloi inspektime në Universitetin Kombëtar "Ivan Franko" në qytetin Lviv, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Gjatë vizitës së tij në orët e mëngjesit në universitet, Guterres u takua me drejtues të universitetit dhe hulumtues ukrainas të historisë dhe mori informacione rreth aktiviteteve të universitetit.
Pas vizitës në universitet e cila u ndoq me interes të lartë nga gazetarët lokalë dhe ndërkombëtarë, Guterres vuri në dukje se është i kënaqur për vizitën e tij në Ukrainë dhe tha se "Jam shumë i lumtur që kam marrë këtë ftesë".
Duke bërë të ditur se në universitet bashkë me çështjet e tjera kryhen studime edhe mbi gjenocidet, Guterres deklaroi se këtu zhvillohen punime në interes të komunitetit dhe demokracisë moderne.
Antonio Guterres theksoi se i gjen të rëndësishme punimet që janë bërë kryesisht mbi gjenocidin e Holokaustit.
Pas deklaratave Guterres u largua nga universiteti.