Betül Yürük
05 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
NEW YORK (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka realizuar të mërkurën një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, në një konferencë për mediat tha se Guterres ka pasur, siç tha ai, "një bisedë shumë pozitive" me Trumpin.