Ekip
15 Dhjetor 2020•Përditësim: 15 Dhjetor 2020
Yevgeny Prigozhin, pronari i ndërmarrjes private ushtarake ruse Wagner Group, do të paguajë 18 milionë rubla (244 mijë dollarë amerikanë) për dy shtetasit rusë të cilët u arrestuan në Libi në vitin 2019 me akuzat e spiunazhit dhe u liruan javën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Concord, kompania e Prigozhin, Maxim Shugaley dhe Samer Hasan Ali Sueyfan u lanë të lirë më 10 dhjetor pas 18 muaj burg dhe janë kthyer në Rusi.
Prigozhin vendosi të sigurojë 1 milion rubla (13.560 dollarë) në muaj ose 18 milionë rubla për person në total për çdo muaj të burgosjes së tyre, thuhet në deklaratë.
Qeveria ruse kishte argumentuar se të dy burrat ishin studiues akademikë të lidhur me një institucion think-tank, por qeveria libiane njoftoi se ata ishin agjentë të inteligjencës që po kryenin kërkime në terren të lidhur me Grupin Wagner.
Shërbimi i sigurisë libiane gjeti një USB që konfirmonte se Shugaley dhe Sueyfan po bënin komplot me Saif al-Islam Gaddafi, i biri i ish-udhëheqësit të Libisë Muammar Gaddafi, për të marrë pushtetin në qark.